Ndarja nga jeta e mbretëreshës së muzikës soul Aretha Franklin ka tronditur jo pak dashamirësit e saj në të gjithë botën, ndërsa mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta.
Mes atyre që ka reaguar për vdekjen e Franklin është dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili e ka quajtur këngëtaren një grua të madhe, që ka frymëzuar breza me radhë.
‘’ Mbretëresha e shpirtit, Aretha Franklin, ka vdekur. Ajo ishte një grua e madhe, me një dhuratë të mrekullueshme nga Perëndia, zërin saj. Ajo do të na mungojë”, ka shkruar Trump nw Tëitter.
Duke folur disa minuta më vonë në takimin e Kabinetit, Trump i ofroi ngushëllime të ngrohta të familjes së Franklin dhe tha se “trashëgimia e jashtëzakonshme do të lulëzojë dhe frymëzojë shumë breza që do të vijnë”.
Trump pretendoi se e kishte njohur Franklin dhe tha se kishte punuar me të në shumë raste, edhe pse nuk ishte e qartë se çfarë angazhimi ai i referohej.
Fakt mbetet që Franklin mori pjesë në hapjen e madhe të hotelit dhe kullës Trump International në Neë York City në vitin 1997.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post