Aktori i njohur francez, Vincent Cassel, i befasoi të gjithë kur lidhi kurorë me Tina Kunakey, 31 vjet më e vogël se ai, pasi u nda nga bashkëshortja seks symbol, Monica Belluci.
Cassel qendroi për 17 vjet i martuar me Bellucci dhe ka dy vajza me të.
Ndërsa tani pret të bëhet baba edhe nga Kunakey.
Kjo e fundit ndërkohë, është pyetur në rrjetet sociale se çfarë mendin për ish-bashkëshorten e të shoqit.
“A mendon se Monica Bellucci është e bukur”, ishte pyetja me spec e një komentuesi për 21-vjeçaren.
Tina u përgjigj me germa kapitale “PO”!!
Dhe s’kishte si thoshte ndryshe, pasi për vite me radhë Belucci është konsideruar si një ndër femrat më seksi në botë.