Këtë të dielë në rubrikën “Shihemi në gjyq”në Tv Klan ku ndërmjetëson Eni Çobani është zhvilluar çështja e një burri dhe një gruaje nga Elbasani, të cilët ishin të martuar.
Si të gjitha ngjarjet e trajtuaar në këtë rubrikë edhe këtë herë ajo çfarë u vu re është fakti se si burri dhe gruaja, sapo filloi emisioni shpërthyen në akuza. Gruaja e akuzoi publikisht burrin se kishte kryer marrëdhënie me motrën e saj dhe se ata të dy ishin dashnorë. Po kështu ajo shtoi se ai e kishte kapur me zor në dhomën e gjumit.
Por edhe replikat nga ana e burrit nuk ishin të pakta. Ai nuk u tregua aspak i qetë ndaj gruas së tij. Ky i fundit tha se e shoqja ishte shtatzënë dhe se fëmijën e kishte me dikë tjetër. Ai i kërkonte publikisht të tregonte se me kë e kishte fëmijën.
“…më thuaj kur ke qenë ne Kosovë dhe sa muajshe je? Me kë e ke femijën?”, I tha burri gruas. (J.V/Shuplaka)