Është zbardhur dëshmia e gruas së 71-vjeçarit, Lefter Zhidru i cili u ekzekutua nga forcat RENEA pas një rezistence pas më shumë se 5 orësh në banesën e tij.
Bëhet me dije se një sherr mes bashkëhsortësh, për shkak të xhelozisë, ishte shkaku i gjithë ngjarjes së rëndë që terrorizoi Elbasanin për më shumë se 5 orë dhe që përfundoi me vrasjen e 71-vjeçarit.
Mësohet se gruaja e viktimes, ka këkruar ndërhyrjen e efektivëve, mëngjesin e sotmë pasi burri po e dhunonte.
Në dëshminë e saj ajo mësohet të ketë thënë se gjithçka nisi nga momenti që ajo dhe vajza ishin kthyer në shtëpi, dhe burri i ka kërkuar llogari se ku kishte qenë.
“Ajo ka thëne se kishte dalë me vajzën dhe kur ka ardhur në shtëpi ai e ka pyetur ku ishe dhe pastaj ka nisur ta dhunojë”- thone burimet.
E frikësuar gruaja ka telefonuar policine dhe kur policia i është afruar banesës ai ka nisur të qellojë.
Kjo situatë e tensionuar zgjati për rreth pesë orë, kur policia ngushtoi rrethin dhe u fut në banesë, duke iu pergjigjur me zjarr sulmit me armë të 71-vjeçarit.