Brikena Krasta, bashkëshortja e moderatorit të njohur Adi Krasta, është bërë pjesë e dabetatit për shembjen e Teatrit Kombëtar e cila është një nga temat më të nxehta aktualisht ndërsa nuk nguron të bëjë ironi.
Kryeministrin Edi Rama quan me ironi nxënës të Nolit dhe Konicës, ndërsa Krasta shkruan se në mes të pandemisë ai ka shpallur 3 prioritete kryesore që janë: Shembja e Teatrit; Legalizimi i canabis-it; Amnistia fiskale.
“Nxënësi i Nolit dhe i Konicës dhe të gjithë ata të mjerë qytetarë të Tiranës që do të kishin qenë në shesh duke u çjerrë per të njejtin akt të çdo kryeministri tjetër, janë të njëjtit që nuk kanë lënë kryeqytet evropian pa vizituar dhe pa admiruar cdo gjurmë kujtese e kulture e çdo shtëpi, ndërtese, kasolle e dhomë muze që ka qenë dikur strehë shkrimtarësh të njohur. Edhe kasollet e shtëpitë e vogla të shkrimtarëve e artistëve janë ruajtur me fanatizëm si muze dëshmi të shpirtrave që kanë krijuar. Vetëm kaq mjafton për të mos na i ndyrë ëall -et me broçkullat e zhvillimit”, shkruan ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë i Brikena Krastës: Ne prioritet imediat te kryeministrit qe eshte njeherazi dhe nxenesi i Nolit e i Konices nuk paskesh qene as pandemia, as dalja nga rrenimi ekonomik, as negociatat e as Evropa. Nxenesi i Nolit e i Konices, mu ne zemer te Pandemise ka shpallur tri prioritete:
1. Shembja e Teatrit
2. Legalizimi i canabis-it
3. Amnistia fiskale
That’s it! Nxënësi i Nolit dhe i Konicës dhe të gjithë ata të mjerë qytetarë të Tiranës që do të kishin qenë në shesh duke u çjerrë per të njejtin akt të çdo kryeministri tjetër, janë të njëjtit që nuk kanë lënë kryeqytet evropian pa vizituar dhe pa admiruar cdo gjurmë kujtese e kulture e çdo shtëpi, ndërtese, kasolle e dhomë muze që ka qenë dikur strehë shkrimtarësh të njohur.
Edhe kasollet e shtëpitë e vogla të shkrimtarëve e artistëve janë ruajtur me fanatizëm si muze dëshmi të shpirtrave që kanë krijuar. Vetëm kaq mjafton për të mos na i ndyrë wall -et me broçkullat e zhvillimit. Per shembuj shembjesh të kultures e trashegimisë kthejuni videove te ISIS dhe shperndajini per propagande. Shame!