Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Paskuqan ku gruaja ka goditur me thikë bashkëshortin e saj, pas një konflikti të çastit.
Mesohet se burri, 25 vjeç, ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ka reaguar duke e goditur atë me thikë.
I riu është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paskuqan/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.
Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.