Një 48 vjeçare është hedhur në liqenin e Fierzës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”. Në momentin që shtetësja është hedhur nga ura, është parë nga një qytetar i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e shtetases Z.S nga uji.
Siaps burimeve të policisë shtetësja është me iniciale Z.S., rreth 48 vjeçe, banuese në Xhaf-Zotaj, Durrës.
Shtetësja Z.S., po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet që shtetësja vuan nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.
(M.Q/faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=fYsYhBZjmlg&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=gK4WPaFLom4&feature=youtu.be