Një foshnje që ka lindur me korónavirus vërteton se sémundja mund të transmetohet edhe nga nëna shtatzënë, deklarojnë mjekët. Foshnja nga Teksasi u vendos në kujdes íntensiv sapo erdhi në jetë pasi nëna doli pozitive me Cóvid-19.
Ajo u testua një ditë pasi lindi fëmijën sepse kishte vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, dy shenja të sémundjes së Cóvidit. Kur shkencëtarët analizuan placentën e saj, ata gjetën ínflamacion dhe gjurmë të korónavirusit.
Kjo provoi se fëmija u ínfektua me vírus ndërkohë që ishte në barkun e nënës. Javën e kaluar, ekspertët italianë gjetën prova të fórta të transmetimit të vírusit nga nëna tek fëmija pasi u gjetën shenja të sémundjes në kordonin e kërthizës dhe plácentën.
Deri tani, shkencëtarët thonë se nuk mund të përjashtohet transmetimi i Cóvid-19 nga nëna tek fëmijët pasi kanë lindur foshnja me këtë ínfeksion.(A.M/Faxweb.al)