Gjendja psikologjike e ish-bashkëshortes së 71-vjeçarit në Elbasan, paraqitet tepër e rënduar, një ditë pas ekzekutimit nga policia të Lefter Zhidru, pas disa orë përplasje me armë me policinë. Floresha Zhidru ka shpërthyer me akuza ndaj policisë dhe mediave, duke u kërkuar këtyre të fundit që të largojnë kamerat nga shtëpia e saj.
“Do më jepni llogari për atë që keni shpifur, do më jepni llogari për atë që keni shkruajtur në media. Të mos ju shoh këtu me kamera. Nuk erdhët kur ishte për të ardhur, erdhët sot. Ikni kërkojani shtetit
Në derën e banesës së tyre shihen shenjat e plumbave dhe dera e bërë ‘shoshë’ nga breshëria e të shtënave.
Kujtojmë se 71-vjeçari Lefter Zhidru për 5 orë qendroi i armatosur dhe hapi zjarr ndaj forcave policore, duke plagosur dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ai u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej, ndërkohë që hapi zjarr ndaj tyre deri në momentin e fundit. (M.Q/Faxweb.al)