Një nënë 28 vjeçare ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të frymzuar gjithë nënat e tjera se nuk duhet të kenë turp nga strijat.
Lisa Ëilson për një kohë të gjatë e pati të vështirë ta pranonte trupin e saj të paslindjes. Lëkura e saj e barkut u var pas shtatzënisë së dytë, strijat tashmë kishin lënë shenja të pandryshueshme.
Mamaja e dy vajzave, zgjodhi që të mos e urrente më trupin e saj, por ta shihte si diçka pozitive , shenja që i kishte të mbetura nga dhurata më e mirë që mund t’i ishte bërë
“Kuptova se ishte një mesazh i keq që u dërgova vajzave të mia duke u zënë ngushtë se si duket barku im pasi kisha lindur. Që nga ai moment unë e lashë pas turpin dhe e përqafova peshën dhe format e mia. Doja gjithashtu të tregoja se mund të jesh seksi edhe me forma të tilla kështu që nisa të bëja fotografi pa veshje që mbulonin defektet, por me të brendshme. Madje zgjodha që mesazhin tim tua përcillja edhe të tjerave, duke i postuar ato në Instagram. “,- ka treguar Lisa.
Ajo publikon shpesh foto në rrjete sociale duke u bërë thirrje të gjitha grave që most ë kenë turp nga trupi i tyre , por të jenhë krenare ashtu siç janë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post