Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar me deklarata të ashpra komentet e kryeministrit edi Rama ndaj Ramush Haradinajt për çështjen e takës 100% ndaj Serbisë, duke dhënë edhe një parlajmërim ndaj tij.
Teksa tregon kontributin e Haradinajt dhe familjes së tij në çlirimin e Kosovës, Meta tregon edhe arsyet e ndryshimit të qëndrimeve të Ramës.
“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe me çështjet ndërkombëtare jo më me vijën e juqe kushtetuese. Sepse ishte kjo sharlatane, gruaja e Bilalit që ankohej për taksën. I thanë gruas së Bilalit që ke një fotografi të kundraligjshme dhe pastaj filloi të merret me Ramushin. Por nuk kam mendimin se do të dëgjojnë gruan e Bilalitt. Ndaj paralajmëroj gruan e Bilalit të mos merret më me Ramush Haradinajn, është hero i gjallë, ndërsa gruaja e Bilalit në Shqipëri, në Kosovë dhe në botë është turp i turpit. Në oborrin e shtëpisë së vet Ramush Haradinaj ka gati 40 varre, dhe çdo ditë kur del nga shtëpia ju thotë mirëmëngjes 40 vëllezërve dhe kushërinjve që dhanë jetën për kombin. Të mos dëgjojë më urdhëra nga serbët sepse do marrë përgjigje nga Shqipëria. Nuk kemi arsye të kundërshtojmë dhe ndajmë ata për llogari të armiqve tanë të përjetshëm”.
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka kthyer përgjigje kryeministrit shqiptar Edi Rama, e cili e sulmonte përmes një postimi mëngjesin e sotëm.
Rama shprehej se taksa e vendosur ndaj Serbisë ishte një idiotësi, dhe se Albin Kurti nuk duhej të binte pre e akuzave të Ramush Haradinajt. Ky i fundit shprehet se frustrimi i Ramës është i vetëkuptueshëm, pasi tashmë i është prishur plani i Serbisë së Madhe që do të bëhej në kurriz të kufijve të Kosovës.
Haradinaj shprehet se Rama, që prej kthimit nga vizita në Moskë, po vepron pa humbur kohë për të zbatuar këshillat e dhëna nga Sergei Lavrov (Lexo lajmin).
(F.GJ/FAXWEB.AL)