Një grua nga Gjermania ka shitur virgjërinë e saj për mijëra euro pasi u lodh duke pritur për “djalin e duhur”. Mandy, e cila dëshiron që mbiemrin ta mbajë sekret, e shiti virgjërinë nëpërmjet një shërbimi të njohur për 250 mijë euro.
Ajo tha se ishte mërzitur duke pritur dhe kishte ardhur koha për të ecur para. “Është njësoj si në kazino, ti duhet të dish kur të ndalosh.
Kalova shumë vite duke i thënë vetes se duhet të pres dhe një vit tjetër për të pritur djalin e duhur, vitet kalonin dhe unë vetëm humbisja kohë. Mendoj se po bëj gjënë e duhur”, tha Many për Dailymail. Miqtë e saj ishin xhelozë për faktin se ajo do merrte kaq shumë para nga shitja e virgjërisë. Por shpresonte shumë që prindërit të respektonin vendimin që kishte marrë.
Paratë do të ndahen midis zhvillimit të karrierës së Mandy si stjuardesë, për të ndihmuar familjen e saj dhe për bamirësi.