Një familje në Itali ka rezultuar pozitive me korònavirus për shkak të gruas me origjinë shqiptare. Ajo ínfektoi bashkëshortin italian dhe djalin, ndërsa të gjithë janë ízoluar për të shmangur përhapjen e ínfeksionit.
Ata jetojnë në provincën e Lucas, ku kjo vatër e re ínfeksioni rezulton të jetë rasti i tretë në pak ditë. Mediat italiane thonë se gruaja ishte kthyer nga Shqipëria diët e fundit. Ndërsa janë aktivizuar grupe mbikëqyrje në të gjitha zonat.
Bëhet fjalë për një grup multidisiplinar që ka për detyrë të ndërhyjë në kohën e duhur për vatrat e reja, sipas skemës: provë, trajtim, gjurmë. Ajo është e përbërë nga operatorë nga struktura e shëndetit publik dhe higjenës, kujdesit parësor, shërbimeve sociale, infermierisë dhe spítalit.(A.M/Faxweb.al)