Një grua shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëheti ditur ka mbetur e vdekur, pasi është shtypur nga treni i linjës Brescia-Parma, në Cremona.
Mediat italiane kanë publikuar edhe dëshminë e njërit prej drejtuesve të trenit, i cili ka rrëfyer se ka qenë gruaja që i është hedhur trenit para.
“E pashë që po vinte papritur, sikur të më priste dhe nuk mund të bëja asgjë për ta shmangur”- ka thënë drejtuesi i trenit duke sqaruar për policinë italiane dinamikën e aksidentit që ndodhi mengjesin e sotem.
“Bazuar në këtë histori dhe elementët e tjerë të mbledhur, pozicioni i trupit dhe historia personale e viktimës në veçanti e bëjnë Policinë të besojë se nuk ishte një aksident, por një gjest i qëllimshëm nga gruaja”- shkruan media taliane.