Autoritetet po hetojnë rastin e një gishti njeriu “të kalbur” i cili u gjet në një hamburger. Ata kanë zbuluar se gishti i përket një punëtori që ishte duke bërë hamburger, ku ka humbur dy gishta në një makineri ku pritej mishi.
Ky incident u bë publike nga një grua e quajtur Estefany Benitez e cila ka treguar në mediat lokale se kafshoi një hamburger dhe ndjeu një diçka të fortë në gojën e saj. Kur e pështyu, e kuptoi se ishte gisht njeriu. Ajo raportoi incidentin në policinë lokale, ku u vërtetua se ishte vërtet një gisht njeriu. “Burger Burger” u mbyll përkohësisht ndërsa çështja u hetua, sipas Daily Star.
Hetimet zbuluan se një punëtor në dyqanin ku bëheshin hamburgerit ka prerë aksidentalisht dy gishtat e tij në një makineri që grinte mish. Njëri prej gishtave u shfaq në hamburgerin e Estefany Benitez, ndërsa gishti tjetër nuk dihet se ku mund të ketë përfunduar.
Një zëdhënës i kompanisë tha se për shkak të “incidentit të rastësishëm” që përfshin një nga punonjësit e saj, procedurat e saj të urgjencës u aktivizuan duke i dhënë përparësi shëndetit të punëtorit, i cili aktualisht është duke u shëruar.
Ministri Silva tha se ai nuk përjashtoi urdhrin për mbylljen e degëve të tjera të zinxhirit.