Lisa Dallow, një grua nga Australia kishte rënë në koma që prej dy muajsh, që pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë të Zelandës së Re. Vullkani shpërtheu në muajin dhjetor dhe 20 persona humbën jetën.
Lisa u zgjua, mirëpo me rifitimin e ndërgjegjes mori vesh një lajm shkatërrues. Nga katastrofa natyrore ajo kishte humbur të shoqin dhe vajzën 15 vjeçare.
Të afërmit e saj kanë treguar për mediat se Lisa nuk mban mend shumë gjëra rreth ngjarjes por mban mend njerëzit që thërrisnin “Vrapo”.