Sot në Kukës , Z.Safet GJICI, Kryetar i Bashkisë Kukës dhe Sh.T.Z. Makoto ITO, Ambasador i Japonisë në Shqipëri,u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një automjeti për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve, me qëllim përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kukës. Fondi u akordua në kuadër të skemës së granteve të qeverisë japoneze të quajtur “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP), e cila mbështet projektet e hartuara për të përmbushur nevojat e ndryshme bazë njerëzore në vendet në zhvillim.
Pas reformës administrative-territoriale të vitit 2015 Bashkia Kukës, si çdo bashki tjetër në Shqipëri, po përballet me sfidat e administrimit të një territori më të gjërë, përfshirë këtu edhe sfidën e ofrimit të shërbimit të grumbullimit të mbetjeve në të gjithë territorin e saj. Automjeti i ri i dhuruar nga nga qeveria Japoneze do të ndihmojë Bashkinë Kukës të përmirësojë kapacitetet lokale dhe shërbimin e saj të pastrimit.
Në ceremoninë e e dorëzimit të automjetit të ri, Ambasadori Ito konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Japonisë për përmirësimin e gjendjes mjedisore në Bashkinë e Kukësit, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Bashkisë Kukës dhe Japonisë.
Nga ana e tij Z. Gjici, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë Japoneze, dhe theksoi rëndësinë që ky bashkëpunim ka për Bashkinë e Kukësit, pasi ai adresoi një nevojë urgjente të bashkisë në fushën e mjedisit.(Faxweb.al)