Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë, ku thase është kërcënuar në rrjetet sociale nga persona të cilët i ka identifikuar si anëtarë të grupeve kriminale të lidhura me politikën.
“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës.
Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale”, u shpreh ajo e përlotur, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.
Ndërsa tregoi këtë, Kryemadhi u përlot në studio e “Open”, ndërsa analisti Mentor Nazarko, u shpreh se përballë këtij rrëfimi u ndje “pa tekst”.