Grupet e gjuetarëve kanë denocuar një rast të kontrabandimit të shpendëve të egër nga Kukësi drejt Kosovës.
Sipas tyre bëhet fjalë për një person, i paidentifikuar në Kukës i cili kap thëllëza pranë teqes në Buzëmadhe të Kukësit dhe i shet në Kosovë, konkretisht në zonën e Brezovicës.
“Këto thëllëza janë të kapura në zonën pranë Teqes në Buzëmadhe të Kukësit, nga një person që ende nuk ja kam mësuar emrin. I kap duke i shitur në Kosovë, konkretisht në zonën e Brezovicës.Personi punon dhe si taksi pranë Teqes. I bëj thirrje të gjithë Gjuetarëve të Ndershëm të zonës së Kukësit ta ndalojnë këtë tregti të turpshme! ⛔️#tëmbrojmëfaunën”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
(B.H/Faxweb)