Gazetari Artan Hoxha foli sot në lidhje me sasinë e madhe prej 12 tonësh të drogës së sekuestruar një ditë më parë në një prej ish-magazinave të rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit i ftuar në rubrikën “Opinon”.
Sipas Hoxhës, dyshohet të jenë grupe kriminale nga kryeqyteti ata që e kanë fshehur kanabisin në magazinat e Përmetit nga trafikimi i së cilës do të mund të fitonin rreth 11-12 milionë euro.
Gazetari Hoxha gjithashtu shpjegon se trafikantët kanë përdorur atë magazinë të ish-rezervave të shtetit për ta mbajtur drogën të thatë.
“Kjo bazë ndodhet në një degëzim që të çon në luginën e Frashërit. Është zonë me pak vëmendje policore dhe pa “të kaluar” me të dhëna kriminale. Dyshimi ka qenë që në atë zonë kanë vepruar grupe kriminale nga kryeqyteti. Nuk kemi të bëjmë me një grup që ka korruptuar vetëm disa banorë fshati. Në komunizëm kjo magazinë është përdorur për të mbajtur ushqime. Kur është fotografuar para 1 muaji kjo magazinë ka qenë e boshatisur. Nëse kjo sasi do të shitej do të shkonte në 11-12 mln euro. Është sukses i madh i policisë kapja e kësaj sasie që pritej të trafikohej. Trafikantët kanë menduar që ta magazinojnë sa të kalojë kjo periudha e tensionuar. E përdorën magazinën për ta mbajtur të thatë, pasi po u lagështua hashashi, trafikantët humbin miliona euro”,- deklaroi Hoxha. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post