Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë të drejtuar nga nën. kryetari i Kuvendit Myslim Murrizi i janë bashkuar edhe 3 deputetë të tjerë. Fax News mëson se deputetët që i shtohen këtij grupi janë Artur Roshi dhe Besnik Troplini, ndërkohë që numri total i këtij grupi shkon në 11.
Më herët u raportua se kësaj liste i është bashkuar edhe Kujtim Gjuzi, por ai e ka mohuar një lajm të tillë. Grupi drejtohej nga deputetja, Rudina Hajdari e cila u shkarkua dhe në vend të saj u zgjodh Murrizi ndërsa emrat e anëtarëve të mëparshëm janë: Alban Zeneli, Arben Elezi, Fatjona Dhimitri, Halil Jakimi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
Ndërkohë të njëjtat burime konfirmojnë se Murrizi nuk është zyrtarisht kryetar i këtij grupi teksa ky i fundit drejtohej nga Hajdari, por flitet se kjo e fundit është propozuar prej deputetëve të caktohet në pozicionin e nëkryetares së Kuvendit.
Murrizi nuk mund të mbajë dy pozicione drejtuese brenda të njëjtin institucion, atë të nënkryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të grupit, kështu që është propozuar që Rudina Hajdarui të marrë pozicionin që mbante deri më tani Murrizi. Konkretisht bëhet fjalë për ndryshim postesh mes njëri-tjetrit. (F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post