Me rastin e Ditës së Verës dhe urimin e festës për gjithë qytetarët, Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës nuk është përmbajtur në deklaratat e tij kundër Kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, për shyrjen e kësaj feste për në datën 17 mars.
Sipas Grupit te Këshilltarëve të LSI-së, shtyrja e festës nga Veliaj është komplet absurde dhe në kundërshtim me ligjin. Ndër të tjera në deklaratën e saj Grupi i Këshilltarëve të LSI-së shprehet se: “Qytetarët e Tiranës ishin sot dëshmimtarë se asnjë pikë shiu nuk ra në qytetin tonë, dhe e vetmja arsye e vërtetë e shtyrjes absurde te festimeve, është paniku nga protesta e madhe e shqiptarëve në 16 Mars që do vërshojë si urugan i pakënaqësisë popullore në sheshet dhe rrugët e Tiranës.”
Sipas tyre, asnjë manovër politike nuk mund të ndalojë shpirtin e lirë të popullit t’i jap rëndësi zhvillimit të Kombit.
Deklarata e plotë:
Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës duke uruar sot të gjithë qytetarët për ditën e Verës për më shumë mbarësi, paqe dhe mirësi në jetën e tyre, shpreh reagimin e tij për shtyrjen e pakuptimtë dhe pa asnjë motiv real meteorologjik, të festimeve të kësaj dite nga ana e Kryetarit Erion Veliaj. Por përveç se absurde, kjo shtyrje bie ndesh me Ligjin Nr. 7651 Neni 1 pika g, për festat dhe ditët përkujtimore, të cilat nuk mund ti ndryshojë askush.
Qytetarët e Tiranës ishin sot dëshmimtarë se asnjë pikë shiu nuk ra në qytetin tonë, dhe e vetmja arsye e vërtetë e shtyrjes absurde te festimeve, është paniku nga protesta e madhe e shqiptarëve në 16 Mars që do vërshojë si urugan i pakënaqësisë popullore në sheshet dhe rrugët e Tiranës.
Historia e afërt dhe e largët e këtij qyteti, ka treguar se asnjë manovër politike, nuk mund të ndalojë shpirtin e lirë të popullit të Tiranës për ta vendosur kryeqytetin tonë në themel të cdo lëvizje për ndryshim dhe prosperioritet në momentet e zhvillimeve më historike të kombit.
Discussion about this post