Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, u pyet edhe nëse grupi kriminal i goditur nga SPAK në lidhje me autoritetet italiane, ka vepruar gjatë zgjedhjeve.
“Porti i Durrësit është shndërruar në një pikë të madhe në Europë. Piro Vengu u lartësua ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë vetëm Troplinët. Porti i Durrësit hyn i tëri në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim unë përshëndes antimafian italiane, se SPAK-u aty ishte. SPAK-u që prej muajsh e vitesh s’bën asgjë, por prit. Është operacion në vazhdim. Janë lëshuar 52 urdhër-arreste. Eksponentët u informuan dhe ikën. Matriksi funksionon. Ju garantoj se Ervis Doçi, ose famozi Vis Poja, ka çdo gjë me licencë nga Edi Rama dhe Olsi. Ata që e njoftuan të ikë lidhen me këta. Po ta marrim kështu, Toto Riina është në kryeministri. Ka arrestuar pastrueset dhe shoferët. Kush e njoftoi Pojën që iku? Ai ishte padroni i portit. Altin Hajri, me dosjen që është marrë direkt nga Dumani, ka shkuar te kandidatja jonë në fshatin Hardhishtë për t’i bërë presion. Hajri ka me vete Dumanin.”