Grupi Parlamentar i PD-së, siç edhe e kishte paralajmëruar, ka kallëzuar në SPAK nënkryetarin e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Plarent Ndrecaj, Sekretarin e Kuvendit Genci Gjonçaj dhe punonjësit e Gardës.
Ata janë kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Grupi Parlamentar i PD ka bërë kallëzimin penal, pas seancës së fundit të Komisionit të Sterilizimit, ku mbledhja nisi pa praninë e kryetares, Albana Vokshi.