10:03 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grusht shteti në Kosovë, gazetari: ‘Hakmarrja’ e Listës Serbe, qeveria në dorë të…

17:58 | 30/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grusht shteti në Kosovë, gazetari: ‘Hakmarrja’ e Listës Serbe, qeveria në dorë të…

Drejtori ekzekutiv i Fax News Enton Abilekaj i ftuar në studion e Fax News ka folur ndër të tjera edhe për arrestimin e gjashtë pedagogëve turq të akuzuar si gylenistë, ditën e djeshme. Ndërsa në lidhje me shkarkkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Selaj, përgjegjës për arrestimet e jashtëligjshme të turqve, Abilekaj tha se kjo gjë është kërkuar nga Lista Serbe duke bërë presion me rrëzimin e qeverisë. Haradinaj deklaroi se ndalimi dhe ekstradimi i turqve është kryer pa dijeninë e tij, ndaj ai bëri përgjegjës ministritn Selaj.

“Presidenti i Turqisë, Erdogan, deklaroi sot që ky është një aksion i bërën nga shërbimi sekret turk dhe ai kosovar.

Nëse është kështu siç pretendon Erdogan, atëhere kemi të bëjmë me një incident të rëndë diplomatik dhe me një grusht shteti brenda Kosovës.

Shërbimi informativ i shtetit  nuk mundet të organizojë me shërbimin informativ të një vendi tjetër një akt të pamiratuar nga qeveria, kundër interesave strategjike të qeverisë.

Çështja e gylenistëve është një çështje për të cilën të gjitha vendet, edhe Shqipëria edhe Kosova janë të detyruara të mbajnë pozicione strategjike në raport me një partner strategjik që ka Shqipëria dhe Kosova që është Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa lejen dhe miratimin e SHBA-ve, me kemi marrëeshje që nuk do të bëjmë asnjë veprim ndaj gylenistëve, ndaj asaj që Erdogani e quan Feto.” – tha Abilekaj.

Gazetari shtoi se ka patur një rast ku një qytetar shqiptar u ndalua në Durrës duke shkuar në Itali dhe u morr nga UNCR dhe u largua nga Shqipëria për në Zvicër me statusin e refugjatit. Abilekaj thotë se  me gjashtë pedagogët në Kosovë nuk mund të merrej një vendim i tillë pa u konsultuar me partnerët strategjikë por sidomos nuk mund të merrej në fshehtësi nga qeveria e Kosovës.

Si pasojë e kësaj, Abilekaj thotë se kosova vihet në dyshim në raport me partnerët strategjikë.

“Kjo ishte një ndërhyrje në një punë të brendshme të Turqisë që nuk i takonte as Kosovës, as Shqipërisë dhe asnjë vendi tjetër.”

Në lidhje me shkarkimin e ministrit të Brendshëm Selaj, Enton Abilekaj tha në studion e Fax News së ky shkarkim  tentoi të zgjidhte një situatë por krijoi një situatë akoma edhe më të papëlqyeshme.

“Përveç situatës së marrëdhënieve ekskluzive me Erdoganin e cila nuk është fare e pëlqyeshme për Perëndimin ku Kosova do të hyjë, kemi një situatë të papëlqyeshme me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacollin, një parti me rol vendimtar në qeveri që me ata dy deputetët e vetë është vendimtar për qëndrimin e qeverisë Haradinaj dhe mund të largohet nga qeveria pas shkarkimit të ministrit.

Opinioni nuk beson se kjo ka ndodhur rastësisht por beson se ka ndodhur për shkak të presionit të Listës Serbe.

Pra, pikërisht ajo që kërkojnë serbët që të imponohen në Kosovë, që të jenë ata që marrin vendime dhe vendosin rrëzimin ose jo të qeverisë, stabilitetin ose destabilitetin e Kosovës, kanë arritur ta bëjnë këtë rradhë pavarësisht se ky destabilizim u maskua me largimin e gjashtë pedagogëve.

Do të shohim nëse në vazhdim, qeveria do të qëndrojë apo do të bjerë, kjo do të varet nga vendimi i AKR. Mendoj që duke dashur të vënë vetullat, kanë nxjerrë sytë duke e vënë Kosovën në një pozicion shumë të vështirë si me SHBA-në, ashtu edhe me Serbinë dhe me Turqinë.” – u shpreh Abilekaj në përfundim të bisedës në studio.

(E.L/Faxweb)

Pas

Gjykata nuk regjistron zgjedhjet e FSHF-së, vjen reagimi nga Federata: Ja si qëndron e vërteta

Para

U aksidentua nga treni, ndërron jetë në spital 12 vjeçarja

Para
Aksident i rëndë në Elbasan, treni shtyp 12-vjeçaren

U aksidentua nga treni, ndërron jetë në spital 12 vjeçarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.