Eliminimi i PSG-së nga Champions League nga një Benzema historik pati si epilog një episod të pakëndshëm në tunelin e Santiago Bernabeu. Siç raportohet nga Mónica Marchante në Movistar Champions League, Nasser Al Khelaïfi, presidenti i PSG-së, e humbi durimin sapo mbaroi ndeshja.
Lideri i Katarit zbriti nga fusha në një zonë të ngritur nga Real Madrid për ekipin mysafir, duke bërtitur, goditur dhe duke kërkuar ne dhomat e zhveshjes Danny Makkelie, arbitrin e ndeshjes.
Aq i verbuar ishte Al Khelaïfi nga zemërimi pasi pa se si Benzema dhe Real Madrid hodhën edhe një herë ne ere projektin e tyre të fundit galaktik për të ngritur Ligën e Kampionëve, saqë ai ngatërroi dhomën e zhveshjes dhe hyri në atë të Megía Dávila, delegate e klubit madrilen.
“Ishte sinqerisht e pakëndshme,” tha Mónica Marchante, e cila shtoi se të pranishmit duhej të kërkonin ndihmë në përpjekje për të qetësuar Al Khelaïfi. Pak minuta më vonë, SER dha më shumë detaje. Sipas Javier Herráez, një punonjës i Madridit e regjistroi incidentin me celularin e tij, Al Khelaïfi e vuri re dhe e goditi telefonin duke e kërcënuar: “Do të të vras”.
Në fund, PSG dërgoi një punonjës të protokollit të klubit francez për t’u kërkuar falje gjyqtarëve dhe Real Madridit. Nuk është hera e parë që mësohet se presidenti i PSG-së zbret në dhomat e zhveshjes për të kërkuar shpjegime nga arbitri.
Tashmë në ndeshjen e parë, në Parc des Princes, Cadena SER raportoi se ai dhe Leonardo, drejtori sportiv i parisienëve, përfituan nga pushimi për të shkuar në tunel dhe për t’i treguar shqetësimin e tyre Orsato, zyrtari italian i ndeshjes.
Në pjesën e dytë, gjyqtari i dha kartonët e verdhë Casemiro dhe Mendy, të cilët u skualifikuan dhe nuk mundën të luanin ndeshjen e dytë në Bernabeu… Sakaq, sipas medieve iberike, UEFA ka te gjitha videot dhe do te marre masa per sjelljen e pahijshme te presidentit te PSG.
Në vitin 2019, një tjetër permbysje, me atë rast nga Manchester United, nxorri jashte kontrollit Al-Khelaifin i cili përfundoi duke humbur kontrollin dhe duke përplasur një derë brenda tunelit të dhomës së zhveshjes.
Sezon pas sezoni, Al Khelaïfi sheh se si investimet e tij milionere dhe nënshkrimet e tij galaktike janë sterile në Champions League, fiksimi i madh i Shtetit të Katarit. Përpjekja e tij e fundit, mbajtja e Mbappes dhe nënshkrimi i Messit, kafshoi pluhurin në Bernabeu kundër një Madridi, historia e të cilit peshon më shumë se petrodollarët.