Trajneri i Manchester Cityt , Pep Guardiola , duke folur sot (12/1) në prag të ndeshjes kundër Newcastle, përmendi ndër të tjera Sven Goran Eriksson, i cili u diagnostikua me kancer terminal.
Trajneri suedez, i cili ndër të tjera u ul edhe në stolin e Manchester Cityt, bëri të ditur se i ka mbetur më pak se një vit jetë:
“Është shumë e trishtueshme, ai është një zotëri, ai ishte trajner i kombëtares këtu në Angli dhe kishte guximin të shpjegonte situatën. Sigurisht që do të jetë me të dashurit e tij dhe shpresa është gjëja e fundit që humbasim.
Shpresoj se ai mund të luftojë dhe se ndoshta mjekët do të gjejnë një mënyrë për ta ndihmuar. Ai ka mbështetjen tonë të plotë nga Manchester City. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi”, tha ai.