Pep Guardiola ndodhet në një event në Itali për CRC Foundation. Në një intervistë ai u pyet nga gazetarët se cili ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur në karrierë. Guardiola nuk u mendua gjatë por përmendi emrin e Roberto Baggio.
Të dy kanë qenë shokë skuadre tek Brescia në sezonin 2001-2002, me trajner Carlo Mazzonen. Guardiola ka një karrirerë të pasur si lojtar pasi ka luajtur me lojtarë si: Romario, Stojkoviç apo Ronaldo. Mirëpo për spanjollin Baggio është më i veçanti.
Ky i fundit ka luajtur të 16 vitet e karrierës së tij në Itali me skuadra si Milan, Inter, Juventus, Fiorentina dhe Bologna. Në fund e mbylli tek Brescia, ku ndër të tjerë ka patur partnerë në sulm edhe sulmuesin kuqezi Igli Tare.