Pas reagimeve në rrjetet sociale, “Ultras Guerrils” zbresin në terren. Grupimi i organizuar i tifozëve të Partizanit do të protestojnë para Federatës Shqiptare të Futbollit pas dënimit me katër javë mospjesëmarrje në stadium pas incidenteve të para dy javëve në Kukës.
Me anë të një njoftimi në “Facebook” ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive “kundër dhunës…, FSHF-së, mafies, trukimeve e dallavereve dhe për t’iu kundërvënë gangrenës që ka zënë futbollin shqiptar”.
Komunikata:
“Kunder dhunes, denimit e policise!
Kunder FSHF, mafies e trukimeve!
Kunder Dukes, Takajt e Gjicit e dallavereve!
Me pasionin futbollin dhe dhe garen e ndershme!
Me Ultras Guerrils, per Partizanin!
Te Enjten, ora 15:30 PROTESTE masive perpara zyrave te FSHF, ju ftojme te gjitheve, se bashku per tiu kundervene gangrenes qe ka zene futbollin shqiptar.
Eja dhe ti, edhe ju, hajdeni te gjithe!”.