Njëri prej anëtarëve të Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Daut Gumeni, ka paraqitur dorëheqjen nga ky post pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Si përfaqësues i ish-të përndjekurve politikë, Daut Gumeni e kishte paralajmëruar prej kohësh dorëheqjen e tij nga posti, përmes daljeve mediatike. Sipas tij, Autoriteti i Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit prej kohësh nuk bën punë por spektakël dhe ështëm arrë vetëm me hapje dosje njerëzish me profil të ulët publik pa u hapur asnjëherë ndonjë dosje e ish-funksionarëve të lartë apo personave pranë tyre.
Sipas Gumenit, AIDSSH është një institucion i dështuar dhe ekziston “për të mos zbuluar asgjë”. Ai shprehet për mediat se deri tani nuk kanë verifikuar asnjë zyrtar, ministër apo qeveritar.