Romeo Gurakuqi, i pari i listës së PD-së në Shkodër ka bërë një deklaratë ttë ashpër në lidhje me kreun e Kuvendit dhe Presidentin e Zgjedhur Ilir Meta.
Në një intervistë për Dritare.Net ai ka deklaruar se Ilir Meta duhet shkarkuar pasi sipas tij ka shkelur kushtetutën e vendit.
“Presidenti i zgjedhur e ka shkelur kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur kushtetutën dhe siç duket e ka të qartë se nuk do të jetë president republike, nuk do ta marrë mandatin, sepse radha i vjen shkarkimit të tij”- thote ai.
Kjo deklaratë e tij ka bërë që të reagojë menjëherë kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Luan Rama. Sipas tij që nga mënyra e ndërtimit të fjalisë duket si është materia e mendimit.
STATUSI I LUAN RAMËS:
Çfarë paska thënë Romeo Gurakuqi?!
“… presidenti i zgjedhur e ka shkelur Kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur Kushtetutën…! ”
Çfare fjalie – shprehja më domethënëse që provon se gjuha është materia e mendimit!
Mirë që Romeo nuk e njeh Kushtetuten, po Zhulieta çfarë mendon?… (E.K./SHUPLAKA)