Gusti dhe Hekurani, njiheshin nga trafikantët dy shoqëruesit e ish-ministrit të brëndshëm Saimir Tahiri, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë dhe i ka shpallur ata në kërkim.
Dy shoqëruesit u zbuluan nga antimafia Italiane, të cilët mundën të bëjnë bashkëpunetorë të drejtësisë katër persona të arrestuar në vendin fqinj për trafik të lëndëve natkotike.
Burime nga Prokurororia e Posaçme bëjnë me dije për gazetarin e Fax news Elvis Myrta, se Agustin Deda dhe Hekuran Marku, kanë qenë personat kryesorë që kanë organizuar kultivimin nevendin tonë e më pas trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë.
Sipas dëshmitarëve të drejtësisë përpara hetuesve ata kanë thënë se në një rast ne një zonë të pyllëzuar në Tepelenë truprojat kanë pasur nje parcelë që e kishin kultivuar me hashash, të cilën e menaxhonte një i ri, i cili i ishte “profesionist”, në kultivimin e bimës narkotike.
Ndërsa punëtorët e krahut paguhenin 15-20 euro dita. Sipas burimeve njëri nga të penduharit është shprehur se në një rast dy shoqëruesit kanë qenë vetë prezent në ngarkimin e drogës në gomone, ku kanë qenë të pajisur edhe me radio si ato të policisë dhe pistoleta.
Madje ai shton se Marku e Deda komunikonin me kolegët e tyre për ti “hapur” rrugën që dërgesa të mbërrinte në distinacion, ku sipas tyre në këtë rast dy furgona janë mbushur me kanabis në Tiranë dhe janë dërguar drejt Vlorës, për t’u ngarkuar në gomone me qëllim trafikimin drejt Italisë.
Ndërsa një tjetër nga bashkëpunëtorët e drejtesisë thotë se në një rast ata kanë mbushur një ngarkesë në zonën e Tepelenës në pronësi të parcelave të shoqërueseve. Rrugës ata kanë konstatuar një patrullë policie lokale, dhe aty i janë devijuar dhe kanë lajmëruar Agustinin, ndërsa ky i fundit i ka thënë që të qetësoheshin, pasi policia nuk ka pasur sinjalizime për ndonje rast trafiku, si dhe i ka sugjeruar te prisinin të shkonte ai pasi ka qene në sherbim me ministrin.
Trafikantët kanë bërë atë çka i ka thënë “shefi” dhe pasi ai ka mbërritur i ka shoqëruar deri tek gomonia për t’u ngarkuar që malli të shkonte drejt Italisë. Ajo çka e bën më të frikshëm këtë rast trafikimi është se sipas 4 deshmitarëve të drejtesisë e gjithë policia ka pasur dijeni për ate çka po ndodhte dhe në shumë raste ata janë ndihmuar nga Policia e Shtetit.
Burime për Fax news bëjnë me dije se dosja është shumë voluminoze dhe brenda saj janë mbi 550 fashikuj hetimorë.
(E.K/Faxweb.al)