16:54 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Guvernatori Gent Sejko pret delegacionin e BERZH: Ekonomia dhe sektori bankar në situatë pozitive pavarësisht sfidave

17:13 | 08/04/2025
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Guvernatori Gent Sejko pret delegacionin e BERZH: Ekonomia dhe sektori bankar në situatë pozitive pavarësisht sfidave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim zyrtar me një delegacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore. Në takimin që u mbajt në ambientet e Bankës së Shqipërisë, ishte gjithashtu e pranishme Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, si dhe përfaqësues të tjerë të të dyja institucioneve.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko i informoi të pranishmit mbi zhvillimet kryesore të ekonomisë dhe sektorit financiar në vend. Ai theksoi se parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se ekonomia do të vazhdojë të rritet në mënyrë pozitive, ndërkohë që sistemi financiar dhe sektori bankar po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Kreditimi ka njohur rritje të qëndrueshme dhe cilësia e tij mbetet e lartë.

Po ashtu, Guvernatori theksoi përparimin e bërë në modernizimin e infrastrukturës së pagesave, duke u përpjekur për të përafruar praktikën shqiptare me ato më të avancuara globale në sektorin financiar. Ai nënvizoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të mbështetur risitë teknologjike dhe rregullatore, për të krijuar një sistem financiar më të sigurt, efikas dhe standardizuar për të gjithë përdoruesit.

Më tej, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të vendit tonë me BERZH-in dhe i falënderoi përfaqësuesit e tij për kontributin e çmuar dhënë Shqipërisë, falë të cilit janë realizuar projekte shumë të rëndësishme, si ai për përgatitjen e infrastrukturës rregullative në lidhje me administrimin e ndikimit nga ndryshimet e klimës. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin që BERZH-i, donatorët dhe ekspertët e përzgjedhur prej tij, kanë dhënë nëpërmjet projekteve të ndryshme, për përgatitjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe rritjen e kapaciteteve teknike e rregullative të Bankës së Shqipërisë, në funksionin e saj të mbikëqyrjes dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Këto projekte përfshinin:

–           përgatitjen dhe realizimin e vetëvlerësimit, në procesin e verifikimit të ekuivalencës së kuadrit rregullator mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian; dhe

–           vlerësimin në nivel rajoni të kuadrit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, me fokus të veçantë në krijimin e kërkesave për kapital dhe detyrime të pranuara (MREL), si edhe zhvillimin e metodologjisë për një nga instrumentet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Në vijim, Guvernatori bëri një përshkrim të përgjithshëm të zhvillimeve ekonomike dhe financiare, duke evidentuar ndryshimet strukturore në ekonomi dhe kontributin e sektorit bankar në mbështetje të tyre. Pritjet për zhvillimet e ardhshme, pavarësisht sfidave, mbeten pozitive. Palët vlerësuan nevojën për rritjen e mbështetjes financiare të sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku programi i posaçëm i miratuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, përfaqëson një mundësi shumë të mirë zhvillimi. Në këtë drejtim, ata vlerësuan se progresi i realizuar nga Banka e Shqipërisë për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe digjitalizimin, do të shërbejë gjithashtu për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe rritjen e aksesit në financim nga sektorët më pak të financuar.

Përfaqësuesit e BERZH-it shprehën vlerësimin maksimal për bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë në projektet e mësipërme dhe gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në drejtime të tjera. Vukosavljevic shtoi se BERZH-i do të vazhdojë të mbetet një partner kryesor, duke ofruar mbështetje në sektorë kyç të ekonomisë së vendit, me fokus te ndihma për bizneset shqiptare që të bëhen më të gjelbra dhe më digjitale, si dhe për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj.

Pas

Tentativë arratisjeje në Koridhalos të Greqisë, 20 të burgosur do të merrnin peng gardianin, mes tyre dhe shqiptarë

Para

Kërkohej në Gjermani për vjedhje, kapet nga policia malazeze shkodrani 25-vjeçar

Para
Kërkohej në Gjermani për vjedhje, kapet nga policia malazeze shkodrani 25-vjeçar

Kërkohej në Gjermani për vjedhje, kapet nga policia malazeze shkodrani 25-vjeçar

 



Të Fundit

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.