Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat ka bërë një përmbledhje të ekonomisë si edhe rezultatet e arriturra gjatë këtij viti. Sejko tha se në vitin 2016 ekonomia ka bërë përmirësime dhe është ulur niveli i borxhit publik. Sipas Sejkos politikat monetare të bankës kanë ndikuar në rezultatet e një zhvillimi ekonomik dhe norma bazë e interesoit nuk do të ndryshojë por do të jetë 1.25%.
“Kemi pasur përmirësim të kredive me probleme. Kemi mbështetur dhe kemi kontrolluar instrumentat elektronikë të pagesave. Banka e Shqipërisë ka sjellë një gjallërim në ekonominë shqiptare. Ligji i ri ka sjellë rregullime të veprimtarisë së ShPK-së. Aktiviteti ekonomik pritet në ekulibër në vititn 2017. Kemi ulje të borxhit publik dhe Banka e Shqipërisë është e përgatitur për të pritur një vit të ri sfidues. Ligji i ri ka garantuar stabiletet finanaciar. Ekonomia është drejt trajetores së rritjes. Inflacioni pritet të ketë rritje progresive. Portofoli i kredisë ka një rritje me 2.9%”, u shpreh guvernatori.
(J.V/Shuplaka)