Në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka përmendur dhe shpalljen e tij non-grata si një ndër aktet më korruptivë.
Ai theksoi se sekretari Blinken dhe guvernatorja Yuri Kim kanë bashkëpunuar me qeverinë e Ramës për të njollosur imazhin e një lideri që kurrsesi s’do pranonte ta kthente Partinë Demokratike në “levë” të kryeministrit Edi Rama.
Berisha: Nuk na diktojnë dot se kush do jetë dhe kush jo në parlament, si koloni. Ky ishte motivi më kryesor që më shtyu mua t’u drejtohem ju, pa e ditur aspak se a do më mbështesnit, megjithatë me dhjetëra herë e them (ashtu si Skënderbeu thoshte mes jush gjeta lirinë), Sali Berisha shpirtin, dashurinë, dinjitetin e vendosmërinë e gjeta midis jush. Nga ana tjetër, guvernatorja në një akt turpi përpunonte deputetët në zyrë sikur ti kishte seksion të ambasadës së saj, do vijë dita që SHBA do dënojë këto akte si të padenja jo për një diplomat por për asnjë zyrtar të asnjë vendi. S’pranojmë ne kurrë që sulltani të vendose për Shqipërinë apo Turqia e Serbia të kenë rol përcaktues, ne jemi anëtar të NATO-s. U rithemeluam si parti revolucioni.