Manchester City ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit kroat, Joshko Gvardiol.
Gvardiol me Cityn ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ndërsa skuadra gjermane Leipzig, do të përfitojë 90 milionë euro nga shitja e tij.
21-vjeçari Gvardiol ka impresionuar në dy edicionet e fundit me Leipzigun, pasi u transferua nga Dinamo e Zagrebit në korrik të vitit 2021.
“Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luajë në Angli”, ka thënë ai.
“E për të luajtur tani me Manchester Cityn – pas sezonit që patën – është nder i madh për mua”, theksoi Gvardiol.
Gvardioli shkëlqeu me Kroacinë në Kupën e Botës në Katar, kur edhe zuri vendin e tretë.
Me Leipzigun ai fitoi dy trofe të Kupës së Gjermanisë, ndërsa dy herë u kualifikua në Ligën e Kampionëve.