19:29 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Habit deputeti i PS: Kavaja meriton të ketë më shumë se një kandidat të qeverisë

19:39 | 26/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Habit deputeti i PS: Kavaja meriton të ketë më shumë se një kandidat të qeverisë

Deputeti i Partisë Socialiste në Kavajë, Parid Cara ka habitur me një status të pak minutave më parë, ku kërkon të garojnë kandidatë të pavarur në zgjedhje, në vend të opozitës.

Sipas Carës, qytetarët e Kavajës meritojnë më shumë se një kandidat në zgjedhje dhe kjo duket të jetë arsyeja pse ai fton të gjtihë të pavarurit të garojnë në zgjedhje.

“Në mungesë të opozitës në zgjedhjet e 7 Majit, çdo kandidat i pavarur duhet inkurajuar të kandidojë për Bashkinë e Kavajës. Qytetarët kavajas meritojnë të kenë më shumë se një kandidaturë…atë të Qeverisë për të zgjedhur”,- thotë Cara.

Bashkia e Kavajës shkoi në zgjedhje lokale të parakohshme për shkak të ndërprerjes së mandatit të Elvis Rroshit, që u prek nga ligji i dekriminalizimit.

Ndërkohë, PD ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet dhe nuk do të lejojë që të zhvillohen.

Kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Kavajës që do të zhvillohen në datë 7 Maj, pritet të jetë Silvana Daja, bashkëshortja e Gentian Dajës, kryetar i degës së Partisë Socialiste të Kavajës.

Asambleja e Partisë Socialiste të Kavajës ka propozuar 6 emra, mes të cilëve edhe gruaja e kryetarit të PS, Gentian Daja, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë Kryesia e PS.

E për të mos ndikuar tek kjo zgjedhje, Gentian Daja lajmëroi edhe dorëheqjen nga posti partiak.

Ish-kryebashkiaku Rroshi, sipas të dhënave të mbërritura nga organet e Drejtësisë në Zvicër dhe Itali, rezulton se ka precedentë penalë në trafik droge dhe përdhunim.

Në lidhje me rastin e trafikimit të drogës, rezulton se për njërin nga emrat e përdorur nga Elvis Rroshi, ka edhe aktualisht një hetim.

Sipas përgjigjes së ardhur nga autoritetet italiane, rezulton se shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 03.12.1975 është dënuar për një përdhunim të kryer në vitin 1995 në Campobasso. Referuar përgjigjes së ardhur nga jashtë në Prokurori, në të njëjtën ditë është lëshuar një dekret për ekspuls, pra për ta përzënë shtetasin në fjalë nga Italia.

(M.D/ Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: Kavajeparid cara
Pas

“Serbia përpjekje për të asimiluar shqiptarët, Shqipëria të ndërhyjë”

Para

Pas ardhjes nga Uashingtoni, Basha thërret në takim grupin parlamentar dhe kryesinë e PD-së

Para
Pas ardhjes nga Uashingtoni, Basha thërret në takim grupin parlamentar dhe kryesinë e PD-së

Pas ardhjes nga Uashingtoni, Basha thërret në takim grupin parlamentar dhe kryesinë e PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Thellohen tensionet midis Moskës dhe Kievit, Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse me dronë

Situatë alarmante në Gjermani, rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Itali/ As ndryshimi i mbiemrit në Shqipëri nuk e shpëton nga burgu, arrestohet 29-vjeçari i dënuar me 3 vite burgim për drogë

Plagosi me thikë nënën e tij pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Maqellarë

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, përfundojnë në spital! Arrestohet autori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.