Deputeti i parlamentit të Ukrainës, Volodomyr Parasyouk ka habitur me deklaratën e tij.
Autorin e vrasjes së ambasadorit rus Andreai Karlov, e ka cilësuar një hero.
Deputeti shprehet se quhesh hero në momentin kur sakrifikon jetën për ide dhe për një të vërtetë.
“Kur një burrë është gati të sakrifikoi jetën e tij për ide, për një të vërtetë, atëherë meriton që ai të quhet hero”, shkruan Parasyuk në Facebook.
Ambasadori rus u qëllua me armë zjarri ditën e djeshme gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk.
Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe tri persona të tjerë, që u shoqëruan në një spital. (MD/SHUPLAKA)