Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai vetë e ka ditur që në shkurt se ish-Kryeministri Berisha do të shpallej non-grata.
Duke folur mbrëmjen e sotme në Open, Fatbardh Kadilli kritikoi Bashën pse e përfshiu Berishën në fushatë kur e dinte vendimin e DASH.
“Unë e kam ditur që në shkurt se Sali Berisha do të shpallet non-grata. E kam thënë që do shpallet. Pse Lulzim Basha bëri fushatë me të? Pse kanë përfunduar kështu dy liderët e partisë time. Edi Rama e ka thënë që në vitin 2019. Pse bëjnë sikur u habitën”, deklaroi Fatbardh Kadilli.
(E.H/Faxweb.al)