Ish-deputeti socialist dhe kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e Fax News për të folur mbi aleatët strategjikë të Shqipërisë dhe gjeopolitikën e qeverisë.
Kokëdhima u shpreh se pavarësisht rrugëtimit të natyrshëm drejt Bashkimit Evropian, BE nuk është aleat strategjik i Shqipërisë.
Sipas kryetarit të “Zgjidhja”-s, aleati i vetëm strategjik i Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“BE nuk mund të jetë partner strategjik i Shqiprisë. Nuk duhet të mendohet se Zgjidhja është antievropiane, ne jemi forcë pro evropiane, por BE nuk është partner strategjik. Sepse është një marrëveshje shtetesh. Kjo marrëveshje shtetesh ka prodhuar Brexit. Kjo marrëveshje shtetesh, si në rastin e Francës që është kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë.
Rruga e Shqipërisë është vetëm për në BE, as në Rusi, as në Turqi, por ama partner strategjik i Shqipërisë janë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jemi në NATO jo sepse e meritonim të ishim në NATO as se kishim ndonjë standard por vetëm për shkak të investimit të SHBA-ve.
Sa i përket përmbushjes së standardeve për integrimin e Shqipërisë në BE, Shtetet e Bashkuara janë monitories të reformave të thella.
Ndaj partner strategjik janë vetëm SHBA.” – është shprehur Kokëdhima në studion e Fax.
(E.L./Faxweb)