Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka habitur jo pak me deklaratën e saj ku u shpreh se kryeministri Rama donte që ta bëntë Ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ministër të Drejtësisë.
E ftuar në emisionin “Real Story” Kryemadhi tha se kanq qenë ambasadorët ata që e kanë ndaluar Ramën për ta bërë diçka të tillë, por pa dhënë ndonjë emër të përveçëm.
“Kjo është ajo që qarkollon në enturazhin ndërkombëtar, e kanë ndaluar ambasadorët”, tha ajo. (B.H/Faxweb)