13:16 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Habit profesori grek: Greqia të pranojë spastrimin etnik që u është bërë çamëve!

17:47 | 11/12/2016
në Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Habit profesori grek: Greqia të pranojë spastrimin etnik që u është bërë çamëve!

Një professor grek i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij në prezantimin e një studimi shkencor pranë Universitetit “Maqedonia” të Selanikut, të organizuar nga Fondacioni grek për Politikën Europiane dhe të Jashtme (ELIAMEP).

Në studimin në fjalë, mediat shqiptare dhe greke trajtohen si shumë konservatore, me këndvështrime egocentrike dhe të pabalancuara, edhe që pasqyrojnë në mënyrë negative grekët në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi.

Por, profesori Kostandinos Tsitselikis, i cili ishte i ftuar për të interpretuar studimin, i habiti kur përveç këtyre shtoi se Greqia duhet të pranojë spastrimin etnik që i është bërë popullsisë çame.

“Mirë apo keq, historia ka kaluar dhe nga ana tjetër duhet që edhe pala greke të thotë ‘Po, u bë një spastrim etnik në atë kohë nga ushtria demokratike e Greqisë. Disa prej çamëve ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, u larguan të gjithë dhe nuk mund të kenë tashmë të drejta te pasuritë’ dhe të mbarojë kjo çështje”,  është shprehur profesor Tsitselikis.

Ndërkohë një tjetër professor, Joannis Armakolas u shpreh: “Shumë nga stereotipet dhe klima e keqe që ekzistojnë në popujt e dy vendeve, ose si e shikojnë njëri-tjetrin qytetarët e tyre kalon nga mediet”.

Sipas hulumtuesit Panagiotis Pasxalidhis, prej vitit 2014 janë zhvilluar dy vite studime në analizat e 949 artikujve të 5 gazetave kryesore të Greqisë, nga spektri i majtë deri tek ai i djathtë. Më shumë janë pasqyruar 4 ngjarjet kryesore të këtij viti në lidhje me Shqipërinë, si presidenca greke, çështja “Kareli”, reforma territoriale dhe ndeshja Serbi-Shqipëri. Të gjitha janë trajtuar me syzet e bindjeve të çdo gazete, ku shtypi i majtë ka qenë më kritik ndaj nacionalizmit, ndërsa ai i djathtë ka ruajtur stereotipet e shfaqura gjatë viteve ’90, megjithëse vihet re një distancim nga ai këndvështrim.

Të pranishmit, kryesisht studentë, kanë ndjekur edhe studimin e bërë nga Instituti shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku në 223 artikujt e analizuar nga 3 gazeta shqiptare në 6 muaj të vitit 2014, këndvështrimi varet nga rasti.

Etiketa: Kostandinos Tsitselikisspastrimi etnik i cameve
Pas

Rama : Shqipëria renditje të shkëlqyer në arsim, por unë ende jam i pakënaqur…

Para

14 dhoma gjumi, 27 banjo, fushë tenisi, kjo është prona gjigande e çifit Beckham (FOTOT)

Para
14 dhoma gjumi, 27 banjo, fushë tenisi, kjo është prona gjigande e çifit Beckham (FOTOT)

14 dhoma gjumi, 27 banjo, fushë tenisi, kjo është prona gjigande e çifit Beckham (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.