Sipas gjetjeve të një studimi të ri japonez, meshkujt që bëjnë hapa të vegjël kanë 40 për qind më shumë gjasa të vuajnë nga impotenca sesa ata që bëjnë hapa të gjatë.
Mediat e huaja shkruajnë se e gjitha varet nga forca e muskujve të legenit të tyre, me muskuj më të fortë që përmirësojnë aftësinë për të marrë dhe mbajtur një ereksion. Nëse muskujt tuaj të legenit nuk kanë qenë me të vërtetë një prioritet deri më tani, mbase duhet të jenë.
Studiuesit në Universitetin Hirosaki regjistruan ecjen e 324 burrave duke matur gjatësinë e hapave të pjesëmarrësve, si dhe lartësinë e këmbëve të tyre gjatë ecjes, i njohur si “testi me dy hapa”. Burrat me hapa të vegjël kishin një rezultat mesatar prej 153 cm, ndërsa hapat e mëdhenj u konsideruan si rezultat mesatar prej 166 cm.
(E.D/faxweb.al)