08:40 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Habit Vetëvendosje, fton shqiptarët në Gjermani të votojnë kundër Angela Merkel

22:22 | 22/09/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Habit Vetëvendosje, fton shqiptarët në Gjermani të votojnë kundër Angela Merkel

Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë për median ka ftuar shqiptarët në Gjermani që të votojnë për partitë e majta, kundër partive të djathta.

Sipas VV-së disa prej propozimeve të dhëna nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) që lidhen me uljen e taksave për shtresën e ulët dhe të mesme, stabilizimin e pensioneve, zgjerimin e arsimit publik falas, si dhe investime të ndryshme publike dhe angazhimi për drejtësi sociale, janë pika programore të cilat përputhen edhe me programin politik të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky është njoftimi i plotë i VV-së: 

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË GJERMANI KANË NEVOJË PËR MOBILIZIM TË GJERË KUNDËR TË DJATHTËS EKSTREME

Ditën e diel në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka ndjekur me kujdes të veçantë fushatën zgjedhore për shkak të rolit tejet të rëndësishëm të Gjermanisë në Bashkimin Evropian dhe më tej në nivel ndërkombëtar, për shkak të marrëdhënieve shqiptaro-gjermane si dhe për rëndësinë që do të kenë këto zgjedhje për mërgatën shqiptare që jeton në Gjermani.

Në këto zgjedhje qytetarët e Gjermanisë përballen me një rrezik real të rritjes së ekstremit të djathtë ksenofob të përfaqësuar nga retorika dhe politikat populiste të propozuara nga partia “Alternative für Deutschland” – AFD – (Alternativa për Gjermaninë). Problemet ekonomike dhe socio-politike me të cilat përballen qytetarët e Gjermanisë nuk mund të gjejnë zgjidhje përmes anatemimit që bën AFD-ja ndaj kulturave dhe popujve të tjerë.

Përballë këtij rreziku, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë mërgatës shqiptare që jeton në Gjermani që të angazhohet direkt në këto zhvillimeve kaq të rëndësishme, duke u interesuar së pari mbi programet politike të partive të tjera që janë në garë në këto zgjedhje. 

Disa prej propozimeve të dhëna nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) që lidhen me uljen e taksave për shtresën e ulët dhe të mesme, stabilizimin e pensioneve, zgjerimin e arsimit publik falas, si dhe investime të ndryshme publike dhe angazhimi për drejtësi sociale, janë pika programore të cilat përputhen edhe me programin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Gjejmë rastin ta ftojmë mërgatën shqiptare ta shfrytëzojë të drejtën e votës duke marrë pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në datën 24 shtator 2017 në Gjermani.

Prishtinë, 22 shtator 2017
Lëvizja VETËVENDOSJE!
(B.H/Shuplaka)

Etiketa: Vetëvendosje
Pas

Divorci 9 vite më parë me Pirro Çakon, flet Inva Mula

Para

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, në rrezik dhe disa banesa të tjera

Para
Prej një ore i përfshirë nga flakët hoteli në Sarandë, zjarrfikësja s’duket gjëkundi (VIDEO)

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, në rrezik dhe disa banesa të tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensione në Los Anxhelos, protestuesit përplasen me Gardën Kombëtare dhe policinë

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.