Zëdhënësi i ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, Florion Serjani ka komentuar sot në rrjetin social “Facebook” protestën anti-qeveritare të opozitës.
Edhe pse ka kritikuar paaftësinë sipas tij të PD-së për të ngritur brenda një kohe të shkurtër çadrën para kryeministrisë, Serjani, një nga themeluesit e FRESSH-it dhe ish-zëdhënës i ministrisë së Brendshme, nuk ka nguruar të shprehë hapur respektin e tij për protestën e Partisë Demokratike që synon rrëzimin e qeverisë.
Statusi:
“Obobo çfarë paaftesie. 2 orë për të ngritur çadrat. Ne për 1 orë i kishim mbyllur me gjithë mbulesën dhe kishim bërë gati edhe listat e njerëzve që do futeshin në grevë. Pavaresisht shakasë, respekt për protestën dhe për çunat e gocat e opozitës.”, shkruan Florion Serjani në Facebook. (J.V/Shuplaka)