Erion Veliaj njihet si një nga pushtetarët që bën show mediatik dhe prezencën e tij në zonat e përmbytuara edhe gjatë këtyre dy ditëve të rënda për vendin kujdeset që ta reklamojë në rrjetet sociale.
Sigurisht që njerëzit e PR-it që e rrethojnë bëjnë çmos që gjatë daljes së tij në terren ai të duket sa më i njësuar me njerëzit në nevojë, ashtu si në fotot e fundit ku ai është i qullur nga shiu, me çizme, madje që shpërndan dhe vetë ndihma, duke përdorur kështu forma të tilla komunikimi që në thelb kanë qëllim më shumë “rënien në sy” se sa ndihmën e vërtetë.
Kjo sepse jo vetëm Veliaj, por edhe kryeministri apo pushtetarë të tjerë nëse do ta bënin mirë punën e tyre nga zyrat, gjendja sot në vend nuk do të ishte kjo.
Duke marrë shkas nga fotot që poston kreu i Bashkisë së Tiranës, Genc Sejko, i njohur për ‘memet’ me ironi të fortë, ka postuar dy foto për Veliajn me një montazh të tillë.
Ka qenë edhe blogeri Olti Curri, i cili ka shpërndarë foton e Veliajt me një qen që i lëpin mjekrën, ndërsa ai qesh. Olti gjithashtu ka postuar edhe ‘memen’ e Sejkos ku qeni i cili në foto shfaqet në krah të Veliajt, shihet i shtrirë në tokë, ndësa Sejko mbi foto shkruan “2 minuta më pas”.
Veliaj, pas natës së vështirë që kaluan qytetarët e Tiranës, ku moti i keq i zu në befasi dhe shumë njerëz rrezikuan dhe jetën në autostratë Tiranë-Durrës, ku qeveria mendoi ta zbukurojë me palma më parë se ta sigurojë nga përmbytjet, u shfaq në media, madje me çizme dhe pa çadër duke shkuar në zonat e prekura nga uji. Ai gjithashtu u bëri thirrje kreut të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe kreut të Bashkisë sëVorës Fiqiri Ismaili pë bashkëpunim, pasi një natë më parë në media u tha se ato nuk po bashkëpunonin për situatën.
Më vonë ishte vetë Mziu i cili me anë të një reagimi tha se përgjegjëse për këtë situatë është bashkia e Tiranës, pasi edhe një eskavator që i takonte Kamzës ia kishte marrë institucioni që drejton Veliaj. (B.H/Faxweb)