06:04 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hackerat rusë pushime “qyl’ në Shqipëri, pushtojnë resortet luksoze me karta bankare të falsifikuara

18:32 | 18/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hackerat rusë pushime “qyl’ në Shqipëri, pushtojnë resortet luksoze me karta bankare të falsifikuara

Turistët e huaj kryesisht ata të Evropës Lindore nuk zgjedhin Shqipërinë vetëm për rivierën e bukur që ajo ka, por shumë prej tyre vijnë në vendin tonë pasi është lehtësisht i ekspozuar nga mashtrimet online. Rusët mbajnë vendin e parë që arrin të mashtrojnë operatorët turistikë në Shqipëri pasi arrijnë të hakerojnë kartat bankare duke kryer pushime në resortet luksoze.

Kur jemi në kulmin e sezonit veror, rastet e mashtimeve online nëpërmjet rezervimeve në hotelet dhe resortet në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e në rritje.

Rasti konkret është denoncuar në prokurorinë e Tiranës, thekson shefi i Seksionit për Krimin Kumpjuterik, Artan Dashi, ku turistët e huaj, pasi kishin klonuar kartat bankare, kryen pushimet dhe u larguan pa paguar asgjë.

“Një haker ka marrë një kartë bankare të klonuar dha ia ka dhënë X hoteli, duke i dhënë autorizimin sikurse është pronar i vërtetë i asaj karte. Ai ka pronotuar një javë pushime në Tiranë dhe shuma e shpenzuar është e konsiderueshme. Nga verifikimi të dhënave të kartës nga banka kanë rezultuar të klonuara. Në këtë rast pronari i hotelit ka humbur një shumë prej dy mijë eurosh”, thote Dashi ne nje prononcim per AbcNews.

Ndërkohë operatorët turistikë duhet të jenë më të vëmendshëm në këtë drejtim. Sipas Dashit, ata duhet të mos pranojnë pronotime nëpërmjet faqeve ruse të internetit, pasi një pjesë e mirë e tyre janë lehtësisht të hakerueshme.

“Operatorët duhet të kërkojnë numra telefoni dhe adresa e-mail shtesë dhe të mos pronotojnë nëpërmjet faqe online, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Personat më të dyshimtë për ta bërë këtë mashtrim janë ata që vijnë nga Europa Lindore sidomos shtetasit rus”.

Edhe pse ka më shumë se 3 vite që bëhet apel për të mos blerë automjete online përsëri shqiptarët i shpërfillinin këto njoftime.

Nga viti 2015 e deri në gjashtë mujorin e parë të 2018 mbi 200 qytetar janë mashtruar nga blerjet e automjeteve nga faqet e internet, ndërsa dëmi llogaritit në rreth 300 mijë euro.

 

Pas

Majko ende pa koment për Teatrin, se lë rehat Mimi Kodheli: Uroj që Pandi të jetë dhe vitin tjetër ministër! (Deklarata e plotë)

Para

Gjirokastër/ Qëlloi me thikë babain e tij, arrestohet kryeplaku i fshatit (EMRI)

Para
Gjirokastër/ Qëlloi me thikë babain e tij, arrestohet kryeplaku i fshatit (EMRI)

Gjirokastër/ Qëlloi me thikë babain e tij, arrestohet kryeplaku i fshatit (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.