Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, ka kritikuar hapur Kristian Panuçin për mënyrën se si ka bërë përzgjedhjet e tij për kampionatin shqiptar e për më tepër, për mënyrën se si kritikoi elementë të veçantë në konferencën e sotme për shtyp.
“Mungesa e lojtarëve të kampionatit, është mungesë respekti dhe vlerësimi për atë që ti mendon për Shqipërinë, duhet respektuar edhe kampionati, të paktën te fjalët që përmend. Ai është shfaqur shumë acarues, duhet të jetë shumë korrekt, jo me tendenca e fjalë që duhet të kuptosh ku do të dalë. Aq më tepër që është i huaj. Të ishte shqiptar do e masakronin mediat këtu, por ruajnë ndonjë vlerësim më tepër sesa duhet.
Nuk e kuptoj shumë edhe pse do të justifikohet për mënyrën e mosgrumbullimit të lojtarëve, nuk e kuptoj në deklaratat që jep herë pas here.
I vetmi që nuk kishte skuadër, Aliji, e grumbulloi në kombëtare. Sot kthehet te Abazaj e thotë nuk luan. Pse e jep këtë deklaratë për këtë dhe atë që e more edhe pse pa skuadër përdore justifikimi ‘mua më pëlqen’? Nuk flitet kështu nga ana profesionale”, tha Hafizi.
(E.K/FAXWEB.AL)