Imami I parë që do të rihapë Hagia Sophia në Turqi, që u kthye në xhami pas vendimit të shtetit turk, do të jetë Ferruh Mustuer me origjinë bosnjake.
Lajmi u bë i ditur sot dhe Mustuer është me origjinë nga Bosnje-Hercegovina, flet gjuhën bosnjake. Ka lindur në qytetin e Kutahji në 1971 ku ka përfunduar edhe studimet e para. Ka qenë imam në xhaminë e Yeni në Stamboll.
Hagia Sophia u rikthye në xhami të premten e javës së kaluar. Pas vendimit të gjykatës, me një dekret të presidentit Taip Erdogan, ky muze u kthye serish në një sheshlufte besimesh fetare.