Federica Mogherini dhe Johanes Hahn kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me psocein zgjedhor në Kosovë të cilin e konsiderojnë sit ë rregullt, konkurues, demokratik dhe dhe transparente.
Përveç frikës deri diku të votuesve në zonat e banuara dhe administruara nga Serbia, zyrtarët e BE-së e vlerësojnë me nota positive gjithë procesin ndërkophë që në muajt e ardhshëm njoftojnë edhe raportin përfundimtar me rekomandimet përkatëse që duhet të mbahen parasysh në zgjedhjet e ardhshme.
“Bashkimi Evropian mezi pret formimin e një qeverie të re sapo të përfundojnë procedurat përkatëse. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të mund të rifillojë me shpejtësi punën për reformat në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundimit të ligjit, në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe mbi Dialogun e lehtësuar nga BE me Beogradin”, thuhet në këtë reagim.
Reagimi i plotë:
Zgjedhjet e parakohshme legjislative të qeta dhe të rregullta u mbajtën në Kosovë më 6 tetor 2019. Bashkimi Evropian mezi pret formimin e një qeverie të re sapo të përfundojnë procedurat përkatëse. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të mund të rifillojë me shpejtësi punën për reformat në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundimit të ligjit, në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe mbi Dialogun e lehtësuar nga BE me Beogradin. Ne presim që të gjithë aktorët politikë të qëndrojnë të përkushtuar në këto procese, të cilat janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës, për përparim në rrugën e saj evropiane, dhe më e rëndësishmja për përfitimin e popullit të Kosovës dhe të të gjithë rajonit.
Me ftesë të Presidentit të Kosovës dhe duke vazhduar përkushtimin e saj të gjatë për të mbështetur proceset demokratike të Kosovës, BE vendosi një Mision për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ të BE) të kryesuar nga Shefi Vëzhgues Viola von Cramon-Taubadel, Anëtar i Parlamentit Evropian. Sipas deklaratës paraprake të Misionit të lëshuar sot, zgjedhjet u administruan mirë dhe transparente. Mjedisi i fushatës ishte i gjallë dhe konkurrues në pjesën më të madhe të Kosovës, por dëmtohej nga frikësimi në zonat serbe të Kosovës. Të gjitha parregullsitë e identifikuara duhet të adresohen nga autoritetet.
Në muajt e ardhshëm, MVZ e BE-së do të paraqesë një raport përfundimtar që përmban rekomandime për proceset e ardhshme zgjedhore. Do të jetë e nevojshme një ndjekje vendimtare për të adresuar të metat elektorale të gjata. BE pret që të gjitha partitë politike të përfshihen në mënyrë konstruktive në këtë proces, në përputhje me deklaratën e tyre të përbashkët të prillit 2019. BE është e gatshme të vazhdojë të mbështesë këto punime.
Kujtojmë se sot, kur kanë kaluar dy ditë nga zgjedhjet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga PZAP-i që të bëjnë rinumërimin e votave.
Lidhja Demokratike pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së, dhe prandaj ky subjekt nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi.
Kështu ka deklaruar, kandidati për deputet nga LDK-ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi (lexo këtu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)